Forumi.online është platformë për pesë fshatra të Kosovës të cilat janë të organizuara në forume qytetare. Forumi Qytetarë është një koncept i mobilizimit të komuniteteve për kërkesat e tyre të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të jetesës në ato komunitete.

Legjendë

  • Premtimi i perfunduar
  • Premtimi ne shqyrtim
  • Premtimi nuk ka progres

Lismir - Fushë Kosovë

Të gjitha

Kërkesa e qytetarëve Premtimi Statusi i premtimit

.Zgjerimi i ndriçimit publik

Ky prioritet ka filluar në fshatin Lismir dhe është vendosur ndriçimi publik në fshat nga komuna e Fushë Kosovës. Ky prioritet është marrë parasysh nga komuna e Fushë Kosovës dhe është realizuar në muajin korrik, 2019. Lismir - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Zgjerimi i rrugës “Unaza”

Për këtë prioritet deri më tani ka pasur vetëm disa intervenime për rregullimin e disa gropave, por ende nuk kanë filluar punët për zgjerimin e rrugës. Ende nuk kemi ndonjë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovë se kur pritet të fillojnë punimet për zgjerimin e kësaj rruge. Janë ndarë mjete në buxhet për rrugë në fshat në përgjithësi (30,000Euro), po avokohet që të përfshihet kjo rrugë. Lismir - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Transporti publik Lismir- F. Kosovë - Prishtinë

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar të punojnë. Gjithashtu nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovë se kur pritet të fillojë qarkullimi i rregullt i transportit publik në fshat. Nuk ka ndonje progres. Lismir - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Largimi i deponive ilegale dhe parandalimi

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët dhe nuk kemi marrë ndonjë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovë se kur pritet të fillojë largimi i deponive ilegale. Nuk ka ndonje progres. Lismir - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Vendosja e kamerave për monitorim te rrugës kryesore të fshatit

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punimet dhe gjithashtu nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovë se kur pritet të fillojë vendosja e kamerave. Ka hyrë në plan buxhet për vitin 2020. Lismir - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Zëvendësimi i gypave të asbestit

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët dhe nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovës se kur pritet të fillojë zëvendësimi i gypave të asbestit. Nuk ka ndonjë progres. Miradi e Epërme - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Rregullimi i shtratit të lumit Graqanka

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët dhe nuk marrë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovës se kur pritet të fillojë rregullimi i shtratit të lumit Graqanka. Nuk ka ndonjë progres. Miradi e Epërme - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Rregullimi i parkut të dëshmorit

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovës se kur pritet të fillojë rregullimi i parkut të dëshmorit. Nuk ka ndonjë progres. Miradi e Epërme - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ndërtimi i një qendre rinore

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët dhe nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovës se kur pritet të fillojë ndërtimi i një qendre rinore. Nuk ka ndonjë progres. Miradi e Epërme - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët dhe nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Fushë Kosovës se kur pritet të fillojë zgjerimi i rrjetit të kanalizimit. Nuk ka ndonjë progres. Miradi e Epërme - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Rrethimi i varrezave të komunitetit myslimane

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punë dhe nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Obiliqit se kur pritet të fillojë rrethimi i varrezave të komunitetit mysliman. Nënkryetari i komunës është zotuar se do të dalin në terren për vlerësim e gjendjes. Plementin - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Transporti për Obiliq dhe Prishtinë për çdo orë

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët dhe nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Obiliqit se kur do të bëhet ndryshimi i linjave të qarkullimit të transportit publik çdo orë. Për momentin kompania kontraktuese vazhdon të operojë 4 herë në ditë. Nuk ka ndonjë progres. Plementin - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ndërtimi i stacioneve (kabinave) për pritjen e autobusit

Për këtë prioritet ende nuk kanë filluar punët dhe nuk kemi marrë përgjigjje nga komuna e Obiliqit se kur pritet të filloj ndërtimi i stacioneve (kabinave) për pritjen e autobusit. Nënkryetari i komunës është zotuar se do të kryhet vitin e ardhshëm. Plementin - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në lagjen Bregaj

Për këtë prioritet kanë filluar punët për rregullimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në lagjen Bregaj. Në muajin korrik, 2019, është realizuar kërkesa për zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në lagjen Bregaj. Plementin - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ujësjellësi i ujit të pijshëm në lagjet: Rrustemi, Miftari dhe Curri

Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit të ujit të pijshëm në lagjet mbi kanalin Ibër Lepenc: Rrustemi, Miftari, Makiqi, Bellopoja, Thaçi, Selimi dhe Curri. Pas zgjerimit të rrjetit duhet të bëhet kyçja e gjithë fshatit. Zotim nga Kryetari se do të shqyrtohet për buxhetin e 2021-tës. Reznik - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Renovimi i përmendores (pllaka përkujtimore)

Renovimi i përmendores (pllaka përkujtimore) e martirëve të fshatrave Vërrnicë, Reznik dhe Shalë (Shallc). Është futur në buxhet të 2020ës Reznik - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Kanalizimi në lagjet: Rrustemi dhe Curri.

Zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në lagjet: Rrustemi, Selimi, Bellopoja dhe Curri (lagjet mbi kanalin Ibër Lepenc). Zotim nga Kryetari se do të filloj në 2019-ten. Reznik - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Asfaltimi i rrugës në lagjen Halili

Asfaltimi i rrugëve “Shaban Bellopoja” në lagjen Bellopoja dhe “Rruga e balltakut” në lagjen Halili. Zotim nga Kryetari se rr. "Shaban Bellopoja" do të kryhet, u realizua në 2019. Do të dalet në terren për rrugën tjetër. Reznik - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Gjelbrimi i fshatit (mbjellja e pemëve)

Trotuari, ndriçimi publik dhe gjelbrimi (mbjellja e pemëve) në rrugët: “Rexhep Makiqi”, “Muharrem Makiqi”, “Ramadan Curri”, “Jehona”, “Avdyl Bellopoja”, “Rilindja”, “Bekim dhe Fidaim Makiqi”, “ “Sadaka Ogata”, “Shaip Rrustemi”, “Feriz Miftari”, “Currajt”, lagjja Mustafa dhe lagjja “Ujkani”. Zotim nga Kryetari se për rrugën kryesore do të sigurohen vitin e ardhshëm. Reznik - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Vendosja e tabelës njoftuese për hyrje në fshat.

Zotim nga Kryetari se tabela do të vendoset së shpejti. Reznik - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ndriçimi i rrugës “Veteranët e UÇK-së

Ndriçimi i rrugës “Udha e shkronjave”. Ka mbet për t'u shqyrtuar më tutje nga komuna. Shtitaricë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Rregullimi i toaleteve të shkollës

Rregullimi i tualeteve të shkollës së fshatit “Bahri Kuqi”. Zotim nga inspektori sanitarse do të rregullohet sivjet (2019). Shtitaricë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ujësjellësi i ujit të pijshëm në rrugën “Ardianët”

Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit i ujit të pijshëm dhe kanalizimit në rrugën “Ardianët” dhe zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në rrugën “Miftar Meholli”. Zotim nga Kryetari se do të rregullohet gjatë vitit 2021. Është futur në KAB. Kyqjet duhet të bëhen nga banorët. Shtitaricë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Mbulimi i kanalit të ujërave atmosferike në rrugën “Hazir Pllana”

Mbulimi i kanalit të ujërave atmosferike në rrugën “Hazir Pllana”. Zotim se do të ketë një ekip në terren të shqyrtojmë koston pastaj me do të shtrohet si çështje në Kuvend. Shtitaricë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Rregullimi i çatisë së shtëpisë së kulturës

Renovimi i shtëpisë së kulturës, në veçanti rregullimi i çatisë. Zotim se në vitin 2021 së paku çatia do të renovohet. Shtitaricë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Asfaltimi i rrugëve të fshatit

Asfaltimi i rrugëve të fshatit: “Miftar Meholli”, “Ardianët”, “Bahtir Pllana”, “Çeshmja”, “Rizah Pllana”, “Maliq Meholli”. Ka filluar asfaltimi i rrugës "Çeshmja" Shtitaricë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ndërtimi i shkollës, ambulantës dhe fushës sportive.

Ndërtimi i shkollës, ambulantës dhe fushës sportive. Zotim nga Kryetari se parku dhe fusha sportive do të realizohen në vitin 2020. Banjskë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ndërtimi i linjës kryesore të kanalizimit dhe degëzimi i lagjeve “Keqolli”, “Ismaili”, “Zhigolli” dhe lagja e serbëve.

Ndërtimi i linjës kryesore të kanalizimit dhe degëzimi i lagjeve “Keqolli”, “Ismaili”, “Zhigolli” dhe lagja e serbëve. Zotim nga Kryetari se do të përfundohet më së largu vitin e ardhshëm. Banjskë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Sistemi kadastral

Sistemi kadastral Nuk ka ndonjë progres. Ka fillu bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës për zgjidhje. Banjskë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ndërrimi i shtyllave dhe përçuesve të tensionit të lartë.

Ndërrimi i shtyllave dhe përçuesve të tensionit të lartë. Kryetari u deklaru që do të diskutohet me KEDS. Banjskë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik, sidomos në rrugën kryesore “Izet Ismaili”.

Zgjerimi i rrjetit të ndriçimit publik, sidomos në rrugën kryesore “Izet Ismaili”. Zotim nga Kryetari se do të bëhet zgjerimi i rrjetit në rrugën kryesore në vitin 2020. Banjskë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.Ndërtimi i urës te kalimi i autostradës.

Ndërtimi i urës te kalimi i autostradës. Nuk ka ndonjë zotim. Banjskë - Fushë Kosovë Infrastrukturë

.

Legjendë

  • Premtimi i perfunduar
  • Premtimi ne shqyrtim
  • Premtimi nuk ka progres